Bota

E financoi Bill Gates, SHBA nis testimin e vaksinës kundër Covid-19 tek njerëzit

8 Prill 2020, 14:54 Nga DOSJA
E financoi Bill Gates, SHBA nis testimin e vaksinës kundër Covid-19

SHBA– Në SHBA ka nisur testimi i vaksinës kundër Covid-19, e cila është financuar nga miliardieri  Bill Gates. Vaksina është prodhuar nga kompania bioteknike amerikane ‘Inovio’, dhe është bërë me dije se 40 persona vullnetarë kanë marrë dozën që më parë ishte provuar tek kafshët dhe ka rezultuar pozitive.

Mësohet se vullnetarët ishin nga Filadelfia dhe Kansas City.

Ndërkohë Presidenti dhe CEO i Inovio, Joseph Kim tha se ky është një hap i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

“Ky është një hap i rëndësishëm, kundër një virusi që pa vaksinë do të vazhdojë të kërcënojë jetën e njerëzve dhe mënyrën se si ta jetojnë. Studiuesit, partnerët dhe financuesit tanë janë mobilizuar që nga fillimi i janarit, kur sekuenca gjenetike e virusit u bë e disponueshme, për të siguruar suksesin e Ino-4800,”- tha ai.

Po ashtu ai ka shtuar se kompania po arrin qëllimin e saj megjithëse vaksina pritet të jetë gati brenda 18 muajve.

 “Ajo që është arritur deri tani me këtë eksperimentim është një moment historik i rëndësishëm në funksion të këtij qëllimi.”

Përgjigjet fillestare imune të dyzet vullnetarëve dhe të dhënat e studimit priten të jenë gati fund të verës. Kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e ‘Ino-4800’ dhe po planifikon të përgatisë 1 milion doza deri në fund të vitit.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

 

Burimi: businessinsider

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates koronavirusi ne shba bill gates koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll