Bota

Flet fizikanti Vespignani: Jeta jonë do të ndryshojë, e pamundur t’i kthehemi normalitetit në qershor

8 Prill 2020, 14:35 Nga DOSJA
Flet fizikanti Vespignani: Jeta jonë do të ndryshojë, e pamundur

ITALI- Fizikanti i njohur Italian Alessandro Vespignani, ka reaguar në lidhje me situatën e koronavirusit në Itali dhe në mbarë botën. Në një intervistë për median italiane, Vespignani është shprehur se gjendja normale nuk do të kthehet në qershor ose në korrik.

 “E pamundur të kthehemi në normale në qershor ose korrik,”– është shprehur ai.

Po ashtu, fizikanti tha gjatë intervistës se italianët duhet të përgatiten për jetën që do të kenë pas pandemisë së koronavirusit, pasi mund të jetë shumë koplekse. Ndërkohë ka shtuar se duhet të vazhdojmë të mbajmë distancat sociale dhe të përshtatemi me rregullat dhe mbi të gjitha t’i zbatojmë ato.

Vespignani konsiderohet një nga ekspertët kryesorë në botë në “epidemiologjinë kompjuterike”, një 55-vjeçar romak, fizikan kompjuter dhe drejtor i Laboratorit për modelimin e sistemeve biologjike dhe socio-teknike, në Universitetin Verilindor të Bostonit.

 

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alessandro vespignani koronavirusi ne itali alessandro vespignani koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll