Bota

Mbërrin në Kosovë trupi i pajetë i 7 vjeçarit, i jepet lamtumira e fundit nga familjarët e të afërmit

23 Mars 2019, 14:22 Nga DOSJA
Mbërrin në Kosovë trupi i pajetë i 7 vjeçarit, i

KOSOVË- I është dhënë lamtumira e fundit 7 vjeçarit, i cili u ther për vdekje me thikë nga një grua 75 vjeçare në Basel të Zvicrës.

7-vjeçari nga Kosova, Ilias Mahmuti, i cili u vra në mënyrë barbare  me thikë nga një zvicerane në Basel, u varros sot në Gjilan.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë numër i madh i familjarëve, miqve dhe qytetarëve.

Vogëlushi 7 vjeçar është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare, teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. (Lexo këtu) Këtë sulm e kanë dënuar krerët më të lartë të shtetit.

Ndërsa, familjarët kanë konfirmuar se nuk kanë asnjë problem në Zvicër me ndonjë familje, derisa edhe gruaja 75-vjeçare e ka pranuar se nuk e ka njohur djalin ose familjen e tij.

Ndërkohë, të shtunën do të mbahet një marsh nga shqiptarët në shenjë solidarizimi me familjen e Kosovës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove varrimi i 7 vjeçarit ne gjilan vrasja e te miturit ne zvicer kosove varrimi i 7 vjeçarit ne gjilan vrasja e te miturit ne zvicer

Sondazh

Poll