Bota

8-vjeçari nga Nigeria shpallet kampion në shah, i pastrehu një vit pasi mësoi si të luante

22 Mars 2019, 17:44 Nga DOSJA
8-vjeçari nga Nigeria shpallet kampion në shah, i pastrehu një

Kjo është një shfaqje mbresëlënëse në vetvete, pasi 8- vjeçari, Tani mësoi të luante shah rreth një vit më parë. Tani dhe familja e tij u larguan nga Nigeria veriore në qershor 2017, të shqetësuar për sulmet e grupit ekstremist Boko Haram, tha për CNN babai i tij. Kayode Adewumi.

Familja qëndroi në një hotel të pastrehëve në Nju Jork, ku Tani filloi të mësonte shah dhe pas një viti ai është kampioni në këtë lojë.

Shawn Martinez, trajner i shahut në P.S. 116, rekrutoi Tani-n për t’u bashkuar me programin e shahut. “Tani është shumë taktik. Besimi i tij është i madh,”-tha Martinez për “New Day” të CNN.

Ai shpreson të bëhet mjeshtër i madh një ditë.

Ajo që ai vërtet pëlqen në lidhje me shahun është aspekti i “mendimit të thellë”. Ai shpreson të fitojë titullin e mjeshtrit të madh, që është nderi më i lartë i një lojtari shahu.

Familja ka marrë mbështetje ekonomikisht. 

Fondacioni GoFundMe për Tani-n ka arritur tashmë më shumë se 190,000 dollarë për katër ditë. Familja planifikon të vërë paratë në Fondacionin Tanitoluwa Adewumi, të cilin babai i Tani-t thotë se do të ndihmojë refugjatët dhe emigrantët. Përveç përkrahjes financiare, familja ka marrë edhe mesazhe plot dashuri nga njerëz të tjerë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota familja adewumi kampioni ne lojen e shahut tani familja adewumi kampioni ne lojen e shahut tani

Sondazh

Poll