Bota

Rezoluta për ndalimin e bixhozit bën bashkë deputetët e Kosovës. Lojërat e fatit pezullohen për 1 muaj

22 Mars 2019, 15:46 Nga DOSJA
Rezoluta për ndalimin e bixhozit bën bashkë deputetët e

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës, ka miratuar me 74 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), për lojërat e fatit.

Miratimi i kësaj rezolute, sjell ndalimin e aktivitetit të lojërave të fatit, deri në plotësim-ndryshimin e ligjit, dhe që brenda 30 ditësh të sjellë në Qeveri ligjin e plotësuar që ndalon në një periudhë 10-vjeçare aktivitetin e tyre.

Kjo rezolutë parashikon që qeveria të nisë procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit. Po ashtu brenda 30 ditëve qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulah Hoti, i cili është njëherësh nismëtari i projektligjit, tha se zgjidhja më e mirë është ndalimi i lojërave të fatit.

“Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare propozoj këto ndryshme: pika e parë, qeveria të nisë procudrat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrimin e tij; dhe qeveria të sjell brenda 30 ditëve në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.

Më tej Hoti është u shpreh: “Shteti i Kosovës duhet të mbrojë qytetarët, mirëpo është për të ardhur keq, që institucionet reagojnë vetëm pas ngjarjeve tragjike. Në Kosovë ekzistojnë 1.645 aparate të licencuara të lojërave të fatit. Nuk duhet të lejojmë që kazinotë të ushqejnë krimin, e lojërat e fatit të përcaktojnë fatin e individëve dhe të familjeve tona”.

Mbështetës për këtë rezolutë, është treguar edhe grupi i PDK-së, kreu i të cilit, Memli Krasniqi, tha: “Në emër të grupit parlamentar të PDK-së shpreh mbështetjen për këtë rezolutë, e po ashtu mbështesim mocionin që të kalohet drejtpërdrejt në votim të rezolutës pa pasur debat”.

Po ashtu, Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ofroi mbështetjen e tij, pavarësisht akuzave që kishte shprehur lidhur me kazinotë, duke thënë se këto vende përdoren për pastrim parash dhe se janë të lidhura me njerëzit e fuqishëm në pushtet.

“Edhe pse me vonesë, është mirë që po flasim për këtë temë. Mirëpo ana e keqe është që ne po flasim vetëm kur njerëzit humbin jetën. Është mirë që kjo të përmbyllet me këtë rezolutë, është e domosdoshme që të ndodhë”, ka thënë Konjufca.

Edhe Partia Socialdemokrate, e deputetëve ish-anëtarë të Vetëvendosjes, sikurse edhe “Nisma” e Limajt kanë mbështetur këtë rezolutë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni deputetët bëhen bashkë kosove lojerat e fatit rezoluta për ndalimin e bixhozit deputetët bëhen bashkë kosove lojerat e fatit rezoluta për ndalimin e bixhozit

Sondazh

Poll