Bota

Bedri Hamza: Kazinotë në Kosovë duhet të mbyllen, nuk janë të licensuara

22 Mars 2019, 14:09 Nga DOSJA
Bedri Hamza: Kazinotë në Kosovë duhet të mbyllen, nuk

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka shpjeguar se kjo çështje duhet të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore.

“Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura… ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim. Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu dhe nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim…po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licensuar. Dogana dhe ATK kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba…rruga ma e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”,- u shpreh ai.

Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli tha se mbyllja e lojërave të fatit duhet të bëhet vetëm me nisma ligjore dhe bëri thirrje se brenda 45 ditëve të mbyllen të gjitha kazinotë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bedri hamza kazino ne kosove bedri hamza kazino ne kosove

Sondazh

Poll