Bota

Erdogan paralajmëron Donald Trump për njohjen e aneksimit të Golan Heights nga Israeli: Do e sjelli vendin në krizë të re,

22 Mars 2019, 14:26 Nga DOSJA
Erdogan paralajmëron Donald Trump për njohjen e aneksimit të

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi të premten se zotimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur aneksimin e Izraelit të Golan Heights do të rrezikonte një “krizë të re”.

“Deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Trump për Golanit Heights e sjell rajonin pranë një krize të re.

Ne kurrë nuk do të lejojmë që pushtimi i Golan Heights të bëhet legjitim.

Erdogan tha se OIC ( Organizata e Bashkpunimit Musliman) nuk do të “heshte në një çështje kaq të ndjeshme si kjo”.

Trump të enjten tha se Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë sovranitetin izraelit mbi Golan Heights, të aneksuar nga Siria në vitin 1967.

Pas 52 vjetësh, është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Golan Heights.

Rreth 20,000 izraelitë jetojnë në Golan. Aneksimi i zonës nuk është njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Thirrja e Trump u prit mirë nga aleati i tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, përpara zgjedhjeve të 9 prillit, në të cilat përballet me një sfidë të vështirë.

Por Damasku të premten tha se premtimi injoronte të drejtën ndërkombëtare.

Marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara.

Veprimi i fundit i Trump vjen pasi e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe vendosi ambasadën amerikane atje vitin e kaluar, të cilin Erdogan dënoi me forcë.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota aneksimi i golan heights donald trump israel presidenti turk rexhep tajip erdogan aneksimi i golan heights donald trump israel presidenti turk rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll