Bota

Mbretëri e Bashkuar/ Peticioni i ngritur kundër Brexit më i popullarizuari, arrin në 4 mln firma

23 Mars 2019, 13:03 Nga DOSJA
Mbretëri e Bashkuar/ Peticioni i ngritur kundër Brexit më i

Peticioni online që bën thirrrje qeverisë të anulojë Nenin 50 për Brexit, ka arritur të marrë më shumë se katër milionë firma.

Faqja zyrtare e peticionit është mbyllur disa herë, pas apelimit të Theresa May, e cila iu kërkoi deputetëve në parlament mbështetjen e tyre. Mbledhja e firmave vazhdoi të shtohej edhe pas 29 marsit, kur BE-ja ra dakord se Brexit do të shtyhej.

May u shpreh se BE-ja do të kishte patjetër një plan rezervë për Brexit. Kjo kërkesë e saj tërhoqi shumë vëmendje dhe të gjitha firmat e peticionit u cilësuan si të paguara nga profile jo të vërteta, por Komiteti i Peticioneve të Dhomës së Përfaqësuesve sqaroi se 96% e firmave janë nga Britania e Madhe, por edhe firmat e huaja janë të vlefshme, kjo pasi  kushdo që është resident në Mbretërinë e Bashkuar mund të nënshkruajë në peticion. Kjo përfshinë edhe qytetarët britanikë që jetojnë jashtë shtetit.

Sipas analizave online, ky peticion kishte më shumë se tre herë më shumë firma se të gjitha peticionet pro-Brexit, raporton The Independent .

Organizatorja e këtij peticioni, Margaret Anne Georgiadou tha se: “Qeveria vazhdimisht pretendon se dalja nga BE është ‘vullneti i popullit’. Ne duhet ta ndalojmë këtë kërkesë duke provuar fuqinë e mbështetjes nga populli britanik për të qëndruar në BE. Kjo është mundësia më e mirë.”

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit theresa may brexit theresa may

Sondazh

Poll