Bota

Dialogu me Serbinë/ Rrëfehet Haradinaj: Kur kërkova përfshirjen e SHBA-së, Mogherini për pak më nxori prej zyre

23 Mars 2019, 13:58 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë/ Rrëfehet Haradinaj: Kur kërkova

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim me strukturat e partisë në Rahovec, ka treguar detaje nga takimet me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe reagimin e saj, kur shefi i ekzekutivit ka kërkuar ndërmjetësimin e SHBA’së në dialog.

Haradinaj u shpreh se kur ka kërkuar që edhe Amerika të jetë pjesë e dialogut, Mogherini për pak sa nuk e ka larguar nga zyra ku mbahej takimi.

Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel, Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog,  nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, Trepça apo Ujmani.

Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Në këtë takim me strukturat e AAK-së, Haradinaj ka folur edhe për kufirin me Malin e Zi, duke shtuar se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi frederica mogherini ramush haradinaj shba dialogu kosove-serbi frederica mogherini ramush haradinaj shba

Sondazh

Poll