Politike

Përfundon seanca e parë e Kongresit të PS, Rama takon Lelin, socialistët në radhë për t’i dhënë dorën

23 Mars 2019, 11:10 Nga DOSJA
Përfundon seanca e parë e Kongresit të PS, Rama takon Lelin,

TIRANË– Ka përfunduar seanca e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Dosja.al ka siguruar këto pamje ku shihen të gjithë anëtarët duke dalë nga Kongresi, ndërkohë që kryeministri Edi Rama i jep dorën kryetarit të rikonfirmuar të bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Në radhë për të takuar rrinë edhe deputeti Alket Hyseni dhe të tjerë deputetë e anëtarë të PS. Rama ecën i qetë dhe shoqërohet nga Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri.

Ditën e sotme, Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin. Në këtë kongres pritet të bëhet rikonfirmimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe i kryebashkiakëve të tjerë socialistë që do të garojnë sërish në zgjedhjet lokale 2019.

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alket hyseni damian gjiknuri dritan leli kongresi i socialisteve 23 mars taulant balla alket hyseni damian gjiknuri dritan leli kongresi i socialisteve 23 mars taulant balla

Sondazh

Poll