Politike

Kërkoi shtetësinë për dy indianët mashtruesë, Klosi s’pranon të përgjigjet

23 Mars 2019, 10:47 Nga DOSJA
Kërkoi shtetësinë për dy indianët mashtruesë,

TIRANË- Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi nuk ka pranuar të përgjigjet para gazetarëve për propozimin nga dikasteri që drejton për dhënien e shtetësisë për dy vëllezërit indianë, të kërkuar ndërkombëtarisht për mashtrim.

Gazetarja Esiona Konomi pyeti ministrin kur ai po hynte në Kongresin e Partisë Socialiste, por Klosi refuzoi të përgjigjej. Ai u mjaftua duke thënë se do të ketë një përgjigjie më vonë për këtë çështje.

“Zoti Klosi, në ç’kushte e keni dhënë propozimin për të marrë shtetësinë dy vëllezërit indianë? I keni bërë verifikimet”.-e ka pyetur gazetarja.

Klosi i është përgjigjur: “Do të kemi patjetër një përgjigje për të gjithë ju. Do t’jua japim përgjigjet.”

Dy vëllezërit indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara, të kërkuar ndërkombëtarisht për një mashtrim prej 725 milionë dollarë, janë fshehur që prej 2018 janë fshehur në Shqipëri.

Njëri prej tyre kishte marrë edhe titullin Konsull Nderi i Nigerisë në vendin tonë. Dy indianët kishin marrë shtetësinë shqiptare nga presidenti Meta, por ky i fundit reagoi dje dhe sqaroi se propozimi ishte bërë nga ministria e Turizmit.(Lexo ketu).

Ditën e djeshme, mediat indiane bënë publik lajmin për arrestimin e kunatit të dy indianëve të kërkuar për 725 milionë dollar mashtrim.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi skandali i indianeve mashtruese vellezerit indiane blendi klosi skandali i indianeve mashtruese vellezerit indiane

Sondazh

Poll