Politike

Basha falenderon mjekët: Janë në vijën e parë të luftë, janë forca jonë dhe me ta do fijojmë kundër COVID-19

7 Prill 2020, 13:42 Nga DOSJA
Basha falenderon mjekët: Janë në vijën e parë të

TIRANË- Kreu i Partisë Demoktatike, Lulzim Basha, ka falenderuar sot mjekët të cilët për më shumë se një muaj janë në vijën e parë kundër COVID-19. Në një reagim në Facebook, kreu i PD shkruan se mjekët janë garancia dhe forca jonë, pasi vetëm me ata mund të fitohët beteja kundër virusit.

Numri një i opozitës shton se bluzat e bardha sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje dhe mështetje, dhe bën thirrjë që të shtohen numrat e testimeve në Shqipëri.

“Sot në #ËorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje. Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin. #ditemetemira”, është ky postimi i Bashës.

Sot është Dita Botërore e Shëndetit, e cila është kujtuar dhe në Shqipëri. Në këto ditë të vështira ku mjekët janë në vijën e parë të luftës dhe kanë marrë falenderime nga qytetarët e politikanët. Me anë të reagime, krerët e politikës kanë shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita boterore e shendetit koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 dita boterore e shendetit koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll