Aktualitet

7 Prill 2020, 09:04 Nga DOSJA

Vlorë- Mbrëmjen e djeshme, në orën 20:30 është përfshirë nga flakët një lokal në zonën e Lugomares në Vlorë, që është në pronësi të Alban Kapllanit, burrit të deputetes së opozitës së re, Enada Kapllani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  lokali është shkrumbuar totalisht nga flakët dhe dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Alban Kapllani në polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk e di nëse është e qëllimshme apo nëse mund të jetë ndonjë defekt elektrik brenda lokalit.

 

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K.Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit.Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eneda kapllani zjarr lokalit në lungomare eneda kapllani zjarr lokalit në lungomare

Sondazh

Poll