“S’ua bën njeri testet”, Basha flet për alarmin e kolegëve të policëve të infektuar në Has: Duan të di
6 Prill 2020, 20:52Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se kolegët e efektivëve të policisë që rezultuan pozitivë me Covid-19 kanë kërkuar që t’u bëhet testimi për koronavirus. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Basha tha se kolegët e policëve janë të shqetësuar dhe duan të dinë nëse janë të infektuar, pasi kanë familje.
“E dini ju se katër efektivë në Has janë pozitivë me Covid-19? Ata kanë qenë gjithë kohës në rrugë, kanë takuar qytetarë, njerëzi, çdo ditë. Ata janë të shqetësuar dhe kanë kërkuar që t’u bëhen testime. Por nuk ua bën njeri testet. Nuk ua bëjnë, edhe pse i kërkojnë me ngulm,”- tha Basha ndër të tjera.
Shqipëria prej më shumë se tre javësh është futur në një izolim total, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nënkryetari i PD, Edmond Spaho, ka kërkuar nga qeveria që që të nisin testime masive, pasi kështu reduktohen kostot. Në një lidhje direkte me emisi...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar se përse kërkon shumë testime në kuadër të situatës së Covid-19. Në një lidhje me Skype në “...
TIRANË- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka folur sot për shqiptarët e bllokuar në Kapshticë. I ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh ...
TIRANË- Minsitri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur sot për situatën me emigrantët e bllokuar në kufi. Majko ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” në ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shifrat e të gjithë atyre që kanë përfituar Pagën e Luftës. Në një reagim në mediat sociale teksa ka publik...
Politike 6 Prill 2020, 18:00
TIRANË– Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deklaratës së krzetares në detzrë të Bashkisë Shkodër, duke i thënë se është e paaftë që t...
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lëshuar një tjetër mesazh për qytetarët dhe u kërkon që të mos dalin pa autorizim nga shtëpia. Në një reagim...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas bisedës me ambasaodren e SHBA në Tiranë Yuri Kim. Kreu i opozitës shprehet se falenderon SH...
SHKODËR- Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar kundër Kryeministrit Edi Rama, i cili i ka quajtur shkodrënët fajtor për situatën...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë sot një mesazh të një studneti të drejtësisë, i cili shkruan se masat e marra nga Qeveria janë anti Kus...