Sport

Pas Kosovës, Rama të ndjekë shembullin italian! Ministria jep 100 mln euro për sportin

6 Prill 2020, 21:31 Nga DOSJA
Pas Kosovës, Rama të ndjekë shembullin italian! Ministria jep 100

Nëse Kryeministri Edi Rama nuk ka dashur të marrë shembull nga Kosova për ndihmën ndaj sportit në kohë koronavirusi, tashmë mund ta bëjë duke parë përtej Adriatikut, aty ku Italia sapo ka ndihmuar me 100 mln euro sportin italian.

Ministri i Sportit sot ka firmosur dekretin që do të ndihmojë sportin në Itali, që ka pësuar një goditje të rëndë financiare dhe ekonomike. 100 mln eurot do të garantojnë vijimin e aktivitetit për shumë sporte dhe për shumë klube apo shoqëri që janë pjesëmarrëse në garë.

Rama zakonisht nuk i ka qejf shembujt me Kosovën, por Italinë e ka pikë të dobët. Me siguri që sot mund ta ketë marrë një nxitje për të bërë një gjë të mirë për sportin shqiptar në ditë lufte.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fond italia ministria fond italia ministria

Sondazh

Poll