Sport

Benzema shitet në verë, Zidane ka 3 emra si pasues të mundshëm

6 Prill 2020, 18:35 Nga DOSJA
Benzema shitet në verë, Zidane ka 3 emra si pasues të

Karim Benzema në verë pritet të largohet nga Real Madrid. Ky do të jetë fundi i aventurës së tij fantastike si madrilen. Zinedine Zidane po mendon për pasuesin e tij dhe ka në “sitë” tre emra.

I pari është Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG-së është dëshira e madhe e të gjithë trajnerëve në botë, por Zidane ka më shumë shanse nga të gjithë. Lojtari e do Realin.

Një tjetër pistë për Zidane është ajo e sulmuesit në pronësi të Interit, Mauro Icardi. Një alternativë e dalë në ditët e fundit, meqë argjentinasi dëshiron të largohet nga Parisi.

Emri i tretë është Sadio Mane. Senegalezi ka qenë figurë kryesore e Liverpool-it dhe tekniku francez e ka në listën e tij të ngushtë për të zëvendësuar Benzemanë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato real madrid zidane merkato real madrid zidane

Sondazh

Poll