Sport

“Merkatoja do të ndryshojë totalisht”, presidenti i Bayernit jep paralajmërimin

6 Prill 2020, 17:49 Nga DOSJA
“Merkatoja do të ndryshojë totalisht”, presidenti i

Te Bayern këmbëngulin që merkatoja do të ndryshojë prej koronavirusit. Pas ish-presidentit Uli Hoeness, sot ka folur presidenti i klubit bavarez, Herbert Heiner, i cili pranon se do të ketë një ndryshim strategjie na ana e klubit për transferimet.

“Edhe pse është e vështirë që të bëjmë parashikime, sigurisht që diçka do të ndryshojë. Jam dakord me Uli Hoeness-in, kur thotë se vlerat e kartonëve do të bien. Mendoj se është thjesht logjike”, ka thënë Heiner.

“Kur arkëtimet do të bien, do të xhirojnë më pak para. Dhe me krizën aktuale që njerëzit po përballen aktualisht, shifra të mëdha për të shpenzuar do të jenë më pak të justifikueshme, edhe më shumë nga sa ishin më parë. Shpresa ime është që të ketë sa më shumë mirëkuptim”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern heiner merkato bayern heiner merkato

Sondazh

Poll