Sport

Paratë mungojnë, Interi e nis verën me tri goditje me parametra zero

6 Prill 2020, 16:25 Nga DOSJA
Paratë mungojnë, Interi e nis verën me tri goditje me parametra

Merkatoja e Interit do të varet dukshëm nga koronavirusi. Pandemia aktuale ka shokuar botën mbarë dhe thuajse asnjë industri nuk mbijeton, kur njerëzimi duhet të karantinohet.

Dy emrat e parë në merkaton zikaltër janë me kosto të ulët, Jan Vertonghen dhe Olivier Giroud. Ndërkohë, trajneri Antonio Conte do edhe një mesfushor, Charles Aranguiz, i cili këtë verë do të jetë një lojtar i lirë.

Kontrata e tij aktuale me Bayer Leverkusen skadon në qershor dhe palët nuk kanë gjetur marrëveshje për rinovim. Interi e kërkoi dhe në janar mesfushorin dhe pritet të bëjë një tjetër përpjekje në muajt e ardhshëm.

30-vjeçari zor se mund ta pranojë stolin, nëse Interi nuk i ofron një gjë konkrete. Gjithçka mbetet në kuadrin e një hipoteze, por Marotta mund ta bindë kilianin që të vishet zikaltër.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter koronavirus merkato inter koronavirus merkato

Sondazh

Poll