Sport

Lorik Cana rihap temën e nxehtë të kombëtares: Jemi një komb, pse të kemi dy skuadra?

6 Prill 2020, 20:01 Nga DOSJA
Lorik Cana rihap temën e nxehtë të kombëtares: Jemi një

Ish- kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, sot ishte i ftuar në emisionin “Fan Zone” në Supersport. Ai foli në një lidhje direkte nga kryeqyteti i Italisë, Roma, ku vijon i karantinuar prej koronavirusit.

Përgjigjja e tij më interesante në intervistë ishte ajo për kombëtaren shqiptare. Cana mendon se duhet vetëm një e tillë, edhe pse Kosova tashmë është shtet.

“Unë mendoj gjatë dhe shoh larg, ndaj them me bindje që nuk ka pse të kemi dy kombëtare, kur jemi një komb. Jo vetëm unë, por shumica e shqiptarëve mendojnë se duhet vetëm një kombëtare dhe ajo kuqezi e ka bërë më së miri detyrën për të përfaqësuar kombin shqiptar”, ka deklaruar Cana.

Ish-kapiteni i kombëtares është pyetur edhe për lojtarin me të mirë, me të cilin ka luajtur ndonjëherë. Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë: Ervin Skela. Na e merrte mendja, në fakt.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cana kapiteni lorik cana kapiteni lorik

Sondazh

Poll