Sport

PSG i prish qejfin, Icardi tani kërkohet nga dy super klube europiane

6 Prill 2020, 15:33 Nga DOSJA
PSG i prish qejfin, Icardi tani kërkohet nga dy super klube europiane

Mauro Icardi nuk do të qëndrojë te PSG dhe kjo është e qartë tashmë. Sulmuesi argjentinas ka krisje me klubin, sepse trajneri Thomas Tuchel e la në stol duke preferuar të përhershmin Cavani si pykë në javët e fundit.

Një lëvizje e tillë ka qenë një problem i madh mes tij dhe teknikut gjerman. Ai së bashku me agjenten Wanda Nara do të vendosin të ardhmen e tyre në Itali.

Dy ekipe surprizë janë futur në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit, kartonin e të cilit e zotëron Interi. Real Madridi tashmë ka interes për të, pasi Benzema nuk ka qenë aty ku duhet, ndërsa Juventusi mbetet vigjilente.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport icardi merkato psg icardi merkato psg

Sondazh

Poll