Sport

“Kone vazhdo lehjen”, Braçe i përgjigjet ashpër Armand Dukës: Shit Bentleyn nëse të dhimbset futbolli, me ty do merren

6 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
“Kone vazhdo lehjen”, Braçe i përgjigjet ashpër

Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erjon Braçe, sot i ka kthyer përgjigje presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky i fundit ditën e djeshme i dedikoi një postim të gjatë në Facebook, edhe pse pa shkruar emrin e numrit 2 të qeverisë socialiste. “Kone, vazhdo lehjen te shefi yt”, ishte njëra nga fjalitë më goditëse të Dukës.

Debati i ditëve të fundit ka të bëjë me problematikat që po has futbolli shqiptar prej pandemisë së koronavirusit. Federata kërkon ndihmë nga shteti, por kryeministri Edi Rama, ashtu si edhe zëvendësi i tij, janë të mendimit që FSHF duhet të lajë disa “mëkate” të vetat, para se të fillojë me kërkesat ndaj qeverisë.

Ja postimi i Braçes:

Ishte: FUTBOLLI
NUK ESHTE PER HALLEXHINJ!
U be: JEP PARA PER HALLEXHINJTE E FUTBOLLIT!

SHIT BENTLEY-n TEND!
NESE PARATE NUK DALIN,
PAGUAJ ME FITIMIN TEND NGA DIGITALB!

Kaq mund te kish qene pergjigja per presidentin e FSHF.

Por sa kohe futbolli eshte nje e mire publike dhe, evazioni fiskal nje problem shume i madh per kete vend, do e zgjas pergjigjen.

Qysh javen e dyte te STOP-it te shpetues per pandemine, dy kore si ne stadium-njeri, “NA KANE RENE TE ARDHURAT”, tjetri, “DUAM PARA NGA QEVERIA”, bene bashke ca politikane hibrid, ca biznesmene te medhenj,
ca hajdute te medhenj!

Jane te njejtat fytyra, tipologji;
Mendojne te vene ne veshtiresi nje qeveri qe paguan me te ardhurat qe jane ngadalesuar e deri ndalur, mendojne parate publike pa prekur fare luksin e tyre privat!

Presidenti i FSHF e nisi me tre genjeshtra per te ardhurat e #Superliges, vijoi me kerkesen per te paguar qeveria per te/ta,
pas reagimit eshte ndalur te pagesat per futbollin e amatoreve, femijeve!
Ai foli per “hallexhinjte e futbollit”, por deri dje, FSHF, ulerinte se “futbolli nuk eshte per hallexhinjte”! Kombinimi i genjeshtres me propaganden,
eshte si kombinimi i patologjive te tjera me #coronavirusin;
Fakt: ne futbollin e FSHF,
per femijet qe luajne futboll deri ne nje kontrate profesionisti, paguajne prinderit, nis me 30 dollare/muaj ne trajnere e fusha gjithefaresh, arrin ne 70 dollare ne akademi klubesh;
Keshtu marrin para nga prinderit e femijeve qe luajne edhe ne kompleksin e FSHF ne Kamze!

Pra, jo qe FSHF nuk paguan per ta,
por ne ambjentet e saj marrin para nga femijet.

A quhet kjo ekonomi e futbollit qe eshte prekur nga kriza?! ESHTE TURP KY!
KJO NUK ESHTE EKONOMI!
KJO ESHTE ZHVATJE!

Kete u mundova te them dje ne #diell,
ne #TopChannel, me fakte e pa fyer kend.

Ne darke, ne nje prej instrumentave te #SISTEMIT, lexova fyerje por jo fakte.

Nuk di cila nga te #VERTETAT qe rendita, tromaksi presidentin e FSHF,
e ktheu nga nje biznesmen te madh ne nje fuci fyerjesh pa kapak!

#EVERTETA E PARE qe, rrezoi genjeshtren se klubeve te Superliges u kane rene te ardhurat nga shitja e biletave?

Te ardhurat nga biletat ne klubet e superliges jane minimale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brace duka reagimi brace duka reagimi

Sondazh

Poll