Sport

E kryer, lojtari i Mourinhos lë skuadrën dhe merr armët në kohë koronavirusi

6 Prill 2020, 17:08 Nga DOSJA
E kryer, lojtari i Mourinhos lë skuadrën dhe merr armët në

Heung-Min Son do të ushtrojë detyrën e tij ushtarake ndaj shtetit të Koresë së Jugut. Ushtria është e detyruar në shtetin aziatik për 2 vite, por pas fitimit të medaljes së artë të Kupës së Azisë, Son e shmangu.

Situata e krijuar nga COVID-19 ka bërë që aziatikët të shfrytëzojnë menjëherë momentin dhe të thërrasin Son për të kryer ushtrinë. Ai do të kalojë një shërbim ushtarak më të reduktuar.

Mesfushori i Tottenham do të kthehet në Angli në muajin maj. Ai e kaloi dëmtimin, pasi kishte probleme me krahun e tij. Sulmuesi koreano-jugor do të rikthehet menjëherë në Londër me të kryer shërbimin e tij të detyruar ushtarak si kërkesë dhe nga klubi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport son tottenham ushtri son tottenham ushtri

Sondazh

Poll