Sport

Juventus nuk dorëzohet për “dashurinë e vjetër”, sakrifikon tre lojtarë për Pogba-n

6 Prill 2020, 09:31 Nga DOSJA
Juventus nuk dorëzohet për “dashurinë e vjetër”,

ITALI- Juventus nuk heq dorë për të rikthyer në Torino një dashuri të vjetër si Paul Pogba. I larguar në vitin 2014, francezi utransferua te Manchester United për shifren e 105 milionē eurove.

Gazetat në Itali tregojnë se klubi bardhezi pritet të sakrifikojë tre futbollistë dhe me paratë nga shitja e tyre, do të investohen për Pogban.

Miralem Pjanic është i pari në listën e të larguarve, bosnjaku nuk po preferohet më nga tekniku Sarri,ndërsa rrugën e mesfushorit do ta ndjekin edhe Douglas Costa dhe Federiko Bernardeschi.

Nga shitja e këtyre tre futbollistëve, Juventusi pretendon të arkëtojë rreth 140 milionë euro.

Megjithatë për të arritur te Pogba Juventus pritet të shpenzojë 85 milionë euro.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus paul pogba juventus paul pogba

Sondazh

Poll