Sport

Boksieri Amir Khan me teori konspirative: Koronavirusi vjen nga testimi i 5G, një shpikje njerëzore për të na hequr qafe

6 Prill 2020, 12:24 Nga DOSJA
Boksieri Amir Khan me teori konspirative: Koronavirusi vjen nga testimi i 5G,

BRITANI E MADHE- Teoritë pretendojnë se rrezatimet 5G paraqesin një rrezik për shëndetin. Por ajo që është e re, mbetet fakti se Khan shprehet se me ardhjen e rrjetit 3G në vitin 2003 doli edhe SARS-i, ndërsa me rrjetin 4G shpërtheu gripi i dërrave në vitin 2009.

Tashmë lidhja bëhet me mbërritjen e 5G, një teori konspirative kjo e cila gjen shumë përkrahje të njerëzit aq sa po shkakton edhe një debat të madh. Për momentin ekspertët e hedhin poshtë, por kjo nuk ndalon jehonën që po i bëhet kësaj çështje.

“Unë nuk mendoj se vjen nga Kina. Disa thonë doli nga lakuriqi dhe gjarpri. A e besoni dhe ju këtë marrëzi? A besoni se Koronavirusi ka lidhje me rrjetin 5G? Kjo është një shpikje njerëzore dhe po e testojnë 5G për të na hequr qafe”, shprehet Khan.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 21 viktima nga Covid-19.

 E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amir khan amir khan

Sondazh

Poll