Bota

Bie numri i vdekjeve në Angli, shënohen 403 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit

6 Prill 2020, 14:09 Nga DOSJA
Bie numri i vdekjeve në Angli, shënohen 403 viktima nga koronavirusi

BRITANI E MADHE- Numri i vdekjeve të koronavirusit në Angli ka rënë herë të dytë, ku sot u shënuan vetëm 403viktima.

Kjo ulje vjen prej ditën e shtunë ku vdiqën 637 persona nga virusi. Ndërsa të dielën u konfirmuan 555 njerëz të vdekur.

“NHS” në Angi tha që pacientët ishin të moshës midis 35 dhe 106 vjeç.

Londra regjistroi 129 vdekje, ndërsa 75 njerëz vdiqën në Midlands dhe 67 vdekje u konfirmuan në Veri-Lindje dhe Yorkshire.

Sot në total Anglia numëron në të  gjithë territorin e saj 4,897 persona të vdekur nga  koronavirusi.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll