Bota

Dy viktima të tjera në Maqedoninë e Veriut dhe 15 raste të reja me Covid-19, shkon në 570 numri i të infektuarëve

6 Prill 2020, 14:05 Nga DOSJA
Dy viktima të tjera në Maqedoninë e Veriut dhe 15 raste të

MAQEDONI E VERIUT- Dy viktima janë shënuar sot në Maqedoni nga virusi, duke e çuar në 20 numrin total të viktimave.

Ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut është rritur edhe  lista e mjekëve dhe infermierëve të infektuar nga koronavirusi. Ka shkuar  52 numri total i mjekëve dhe infermierëve të infektuar me koronavirus.

Mes tyre 14 janë shënuar në Shtip nga reparti infektiv tashmë janë në vetizolim. Prej tyre, dy mjekë infektologë, tetë infermiere dhe katër infermierë. Mësohet se ata janë infektuar kanë pasur kontakt me një paciente 80-vjeçare pozitive në Covid 19.

Ndërkohë deri më tani në Maqedoninë e Veriut numri i të infektuarve ka shkuar në 570 ndërsa i viktimave në 20.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll