Bota

Boris Johnson kishte nevojë për oksigjen, jep mesazhin nga spitali: Po punojmë së bashku për të luftuar këtë virus

6 Prill 2020, 13:52 Nga DOSJA
Boris Johnson kishte nevojë për oksigjen, jep mesazhin nga spitali: Po

BRITANI E  MADHE- Ditën e sotme kryeministri britanik, Boris Johnson, u fut në oksigjen pasi gjendja e tij u përkeëqsua shumë nga koronavirusi.

Ndërkohë që një zyrtar shumë i afërt me kryeminstrin tha se ai mund të jetë përkeqësuar për shkak se ka punuar me të njëjtin ritëm edhe pse  i sëmurë, vet kryeministri Johson ëshët shprehur nga spitali se është mirë e puan vazhdon sërish.

“Qëndroni në kontakt me ekipin tim ndërsa ne po punojmë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për t’i mbajtur të gjithë të sigurt. Ju jeni më i miri në Britani.”- ka thënë Johnson duke  ju referuar spitalit ku është shtruar.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn johnson ne oksigjen boris johnosn johnson ne oksigjen

Sondazh

Poll