Bota

Kryeministri i Irlandës i kthehet sërish profesionit të vjetër, do vesh bluzën e bardhë për të luftuar kundër COVID-19

5 Prill 2020, 20:45 Nga DOSJA
Kryeministri i Irlandës i kthehet sërish profesionit të

IRLANDË- Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka ndërrmarë sot një veprim që i ka habitur të gjithë. Profesioni i tij i parë është mjek dhe në situatën e COVID-19, ai shprehet se do vesh sërish bluzën e bardhë për të qenë në vijën e parë të luftës.

Mediat në vend bëjnë me dije se ai do punojë një turn në javë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ai ka bërë regjistirmin në regjistrat e mjekësisë në vend dhe shumë shpejt do të nis punën.

Në Irlandë kriza e pandemisë po përhepet me shpëjtësi dhe kryeministri mjek dhe do të punojë në Shërbimin Ekzekutiv të Shëndetit në një fushë të përshtatshme për kualifikimin që ka.

Ai është pjesë e një familje mjekësh, pasi është djali i një mjekëu dhe një infermiere. Varadkar ka studiur për mjekësi dhe ka punuar për shtatë vjet para se të linte profesionin për politikë. Ai u hoq nga regjistri mjekësor në 2013.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne irlande leo varadkar koronavirusi ne irlande leo varadkar

Sondazh

Poll