Bota

COVID-19/ Mbretësha Elisabeta II mesazh shprese qytetarëve: Ditë më të mira do vijnë, do takohemi sërish me njëri-tjetri

5 Prill 2020, 20:01 Nga DOSJA
COVID-19/ Mbretësha Elisabeta II mesazh shprese qytetarëve: Ditë

ANGLI- Mbretërsha e Anglisë, Elisabeta II i është drejtuar sot të gjithë britanikëve me një mesazh për situatën me COVID-19. Sipas vetë Familjes Mbretërore fjalimi i Mbretëreshës është i jashtëzakonshëm, pasi ndodhemi në një situatë jo të zakontë.

Elisabeta II  u ka thënë sot qytetarëve të saj se ditë më të mira do vijë dhe do mund të takohen me njëri-tjetrin sërish.

Ne duhet të ngushëllohemi me faktin se, paçka se mund të kemi ende shumë për të duruar, ditë më të mira do të vijnë; do të jemi përsëri me miqtë tanë; do të jemi përsëri me familjet tona; do të takohemi përsëri“, u shpreh ndër të tjera ajo.

Ky fjalim i Mbretëreshës bëhet në një kohë kur Britania e Madhe është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19. Mijëra persona janë infektuar nga virusi vdekjeprurës dhe qindra kanë humbur jetën. Situata në të gjithë botën duket e zymtë, pasi deri tani janë mbi 1 miliona persona të prekur nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne angli mbretëresha elisabeta ii koronavirusi ne angli mbretëresha elisabeta ii

Sondazh

Poll