Bota

Konfirmohen edhe 5 raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 145 numri i të infektuarve

5 Prill 2020, 17:43 Nga DOSJA
Konfirmohen edhe 5 raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 145

KOSOVË- Numri i të infektuarve në Kosovë është rritur sërish sot, pasi janë konfirmuar edhe 5 të prekur. Në një reagim nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, është njoftuar se janë konfirmuar edhe 5 raste të reja me virusin COVID-19.

Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më tej theksohet se rastet poiztive janë raste kontakti, ku 3 janë nga malisheva dhe një nga Gjakova, me vendbanim në Smerkonicë të Vushtrrisë.

Nga data 08.02.2020 deri me 05.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19 koronavirusi ne kosove masat kunder covid 19

Sondazh

Poll