Bota

140 të infektuar dhe një viktimë në Kosovë/ Mes tyre 5 pacientë në gjendje të rëndë, priten rezultatet e testeve për

5 Prill 2020, 15:01 Nga DOSJA
140 të infektuar dhe një viktimë në Kosovë/ Mes tyre 5

KOSOVË– Në të gjithë territorine Kosovës numërohen rreth 140 raste me COVID-19, ndërsa 23 prej tyre janë shëruar.

Mes 140 të infektuarëve 36 pacientë janë të shtruar në Klinikën Infektive, ku pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre po trajtohen në kujdesin intensiv. Ndërkohë të gjithë pacientët e tjerë të infektuar ndodhen të vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Infektologu Valbon Krasniqi  tregoi  gjendjen e pacientëve në Klinikën Infektive, ndërkohë njofton se një pacient po vazhdon të trajtohet  me aparatin respirator.

Për momentin kemi 36 pacientë të shtrirë në Klinikë që janë të konfirmuar me korona virus-infeksion. Ndërkohë që kemi edhe gjashtë të tjerë që do të lirohen gjatë ditës, ata të cilët dje rezultuan negativ, për herë të dytë, dhe tash konsiderohen si të shëndoshë. Vlen të theksohet megjithatë se pesë pacientë nga këta që janë të shtrirë janë në gjendje më të rëndë, tre prej tyre janë në kujdes intensiv të klinikës sonë, dhe njëri prej tyre është i intobuar, i lidhur për aparatin respirator, ndërkohë që gjendja e pacientëve të tjerë paraqitet e mirë dhe është stabile.”- tregoi Krasniqi.

Ndërkohë mediat vedase kanë bërë me dije se priten edhe rezultatet e testeve për 7 persona që janë të dyshuar se janë me koronavirus.

“Gjatë orëve të pasdites mbrëmë dhe në orët e paradites sot, kemi gjashtë pacientë që presin rezultatet për ditën e sotme, ndërkohë mund të jenë pranuar edhe persona të tjerë gjatë paradites. Kështu që ky numër ndryshon nga qasti në qast, dhe nuk është se mund të bazohemi shumë. Por, kur të kemi rezultatet në mbrëmje, atëherë mund të flasim për rezultatet. Numri i personave që vijnë në klinikë ndryshon nga ora në orë, sepse disa mund të vijnë gjatë paradites, disa në mesditë, disa të tjerë pas dy orëve, dhe kështu me radhë.”- shtoi Krasniqi.

Në të gjithë Kosovën deri më tani janë regjistruar 140 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 23 janë shëruar, ku gjashtë nga këta janë mbi moshën 60 vjeçare. Ndërkohë nga virusi ka vetëm një viktimë, njëi moshuar 84-vjeçar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll