Bota

Ilaçi anti-parazit vret koronavirusin brenda 48 orëve në laborator

5 Prill 2020, 15:39 Nga DOSJA
Ilaçi anti-parazit vret koronavirusin brenda 48 orëve në

AUSTRALI– Studiuesit kanë zbuluar se një ilaç anit-parazit tashmë mund të vrasë në të gjithë botën koronavirusin, ai është efektiv në laborator kundër Covid-19.

Sipas studimit, të botuar në revistën Antiviral Research, ilaçi, Ivermectin, ndaloi virusin, SARS-CoV-2 brenda 48 orëve.

Shkencëtarët nga Instituti për zbulimin e biomjekësisë së Universitetit Monash (Bdi) dhe Instituti “Peter Doherty” i Infeksionit dhe Imunitetit, një dozë e vetme e këtij ilaçi është në gjendje të bllokojë rritjen e patogjenit, duke eliminuar të gjithë materialin gjenetik viral për 48 orë.

“Ne zbuluam se edhe një dozë e vetme mund të ketë potencialin për të hequr të gjithë ARN-in virale në 48 orë, dhe se edhe në 24 orë ndodhi një ulje me të vërtetë e ndjeshme.”- tha Kylie Wagstaff, drejtuese e studimit në Australi.

Shkencëtarët thanë se Ivermectin është një ilaç i aprovuar anti-parazit, i cili gjithashtu është treguar të jetë efektiv in vitro kundër një game të gjerë virozash, përfshirë HIV, Dengue, Influenza dhe virusin Zika. Sidoqoftë, Wagstaff paralajmëroi që testet e kryera në studim ishin in vitro dhe se provat duheshin të kryheshin te njerëzit.

“Ivermectin përdoret shumë dhe konsiderohet si një ilaç i sigurt. Ne duhet të kuptojmë tani nëse doza që mund të përdoret tek njerëzit do të jetë e efektshme. Ky  është hapi tjetër.”– “tha Wagstaff.

Akoma nuk dihet si funksionon Ivermectin mbi virusin, por hapi i radhës së shkencëtarëve është të sigurohen se përdorimi i këtij ilaçi tek njeriu është i sigurtë. Para se Ivermectin të përdoret për të luftuar koronavirusin globalisht, duhet të kryen testime dhe prova të njëpasnjëshme për të zbuluar të dhëna të reja.

Burimi: hindustantimes.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilaçi anit-parazit ivermectin koronavirusi ne bote ilaçi anit-parazit ivermectin koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll