Bota

“Nuk kishte veshjet e posaçme mbrojtëse” Vdes infermieri 23-vjeçar në Britani, e ëma: E gjeta në shtratin e tij…

5 Prill 2020, 14:16 Nga DOSJA
“Nuk kishte veshjet e posaçme mbrojtëse” Vdes infermieri

BRITANI– Koronavirusi nuk ka kusyer askënd, lider, bizenesmenë politikanë madje edhe mjekë.

Listës  së gjatë të mejkëve dhe infermierëve që kanë  vdekur në mbarë botën nga Covid-19 i është shtuar edhe një infermier i ri, vetëm 23-vjeç.

Nga mediat vendase mësohet se 23-vjeçari ka vdekur pasi trajtoi pacientët me koronavirus. Ai  ishte sëmure në ambientet e punës, por nuk u lejua të shkonte në shtëpi, pasi në repartin ku ai punonte kishte shuëm pak staf.

Infermieri 23-vjeçar quhej John Alagos, është infermieri i tretë dhe më i ri që ka vdeur në Britani nga koronavirusi.

Ndërkohë nëna e tij 50-vjeçare, Gina Gustilo, është shprehur se djali i saj nuk kishte veshjet e posaçme mbrojtëse gjatë punës me të sëmurët në spital.

Megjithatë ku gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar ai kishte shkuar në  shtëpi, dhe e ëma e kishte gjetur të vdekur në dhomën e gjumit, në shtratin e tij.

“Unë e pyeta se pse nuk erdhi në shtëpi dhe ai tha se kishte pyetur personelin tjetër, por ata nuk e lanë të shkonte se ishin pak në numër. Unë i thashë të merrte pak paracetamol. Pas disa minutash, e gjeta trupin e tij të bërë në ngjyrë blu, mbi  shtratin e tij”.– ka thënë e ëma e 23-vjeçarit me  lot në sy.

Në rang kombëtar Britania numëron të 4,934  viktima dhe  rreth 47.806 pacientë të infektuar nga Covid-19.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota john alagos koronavirusi ne britani john alagos koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll