Bota

Albin Kurti deklaratë të fortë: Politikanë në Prishtinë e Beograd duan gjakderdhje në Veri për të hapur shampanjat e nd

5 Prill 2020, 14:12 Nga DOSJA
Albin Kurti deklaratë të fortë: Politikanë në

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti në një video-mesazh ka reaguar për situatën e COVID-19, ku ka thënë se shteti është 24 orë në punë. Kurti shkruan se duhet të qytetarët të mbrojen veten njëri-tjetrin. “Për shëndetësi dhe siguri e keni qeverinë në detyrë kudo e kurdo”, shton kryeministri.

Ndërsa në video shprehet se ka politikanë në Serbi e Kosovë dëshirojnë konflikt në Veri të Kosovës për të realizuar planin për shkëmbim territorial. “Ata duan të provokojnë tensione sepse ata duan incidente. Sepse projekti i tyre për shkëmbim territorial sikur të realizohej do të shkaktonte konflikte e gjakderdhje të reja. Ai projekt dështoi. Tash duan konlifkte e gjakderdhje në terren për t’u rikthyer te shkëmbimi e ndarja e Kosovës”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se edhe ideja për gjendje të jashtëzakonshme është në funksion të kësaj ideje. Ai ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë gjakftohtësinë. “Ruajeni gjakftohtësinë dhe mos bini në kurthin e atyre, të cilët për t’i zbrazur shampajnat e tyre kanë nevojë të derdhet gjaku jonë. Mos bini në provokime. Ato janë kurthi që do të bien vetë ata”, ka shtuar ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koronavirusi ne kosove ndarja e kosoves tensionet në veri të kosovës albin kurti koronavirusi ne kosove ndarja e kosoves tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll