Bota

Ulen vdekjet në Itali/ Humbin jetën 525 pacientë brenda 24 orëve, shkon 15,887 në numri i viktimave nga Covid-19

5 Prill 2020, 16:06 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Itali/ Humbin jetën 525 pacientë brenda 24

ITALI– Në bazë të raportit të Emergjencave Civile në Itali bëhet me dije se sot kanë humbur jetën nga koronavirusi  525 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 15,887.

Tashmë në Itali numri i përgjithshëm i viktimave është 15,887 , bilanc “lufte” që e ka çuar  sistemin e shëndetësisë italiane në kolaps.

Edhe ditën e djeshme u raportua se në shetin fqinj vdiqën 681 persona. Por gjatë 2 javëve të fundit ka qëndruar në këtë shifër të lartë, duke bërë që numri në rang kombëtar të arrijë në afro 15 mijë të vdekur.

Ndërsa në 24 orët e fundit jannë  shënuar rreth  4,316 të infektuar, më pak se ditët që kemi lënë pas totali ditor i të infektuarëve kalonte mbi 5 mijë. Sot  numri i përgjithshëm i të sëmurëve ka shkuar në 128,948.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll