Bota

“Eksperimenti kinez i vitit 2015 që vijon të trondisë botën” Shkencëtarët: Asgjë në lidhje me koronavirusin

5 Prill 2020, 13:35 Nga DOSJA
“Eksperimenti kinez i vitit 2015 që vijon të trondisë

ITALI– Koronavirusi ka tronditur botën dhe pothuajse të gjitha vendet po përballen me këtë luftë të egër që po merr orë pas ore jetë njerëzish.

Në një shekull bota nuk është përballur me  një situatë kaq të vështirë, pasi prej më shumë se 3 muajsh COVID-19   ka vrarë mbi 65 mijë njerëz, ndërkohë që shumë ekspertë e shkencëtarë nxjerrin teori konspirative.

Kujtojmë që dje mediat e huaja raportuan se britanikët i kanë vënë zjarrin stacioneve të rrjetit 5G, me mendimin se janë shkaktarë të përhapjes së koronavirusit.

Nga ana tjetër në Francë mendojnë se Covid-19 është një virus i prodhuar nga  vet njerëzit nën  laboratorik, me qëllim vrasjen e të moshuarve për të zgjidhur çështjen e shumë përfolur të pensioneve. Ndërsa SHBA si fillim akuzoi Kinën për mos transparencë të informacione, por  tashmë e “pushtuar”   rëndë nga kjo pandemi është vedni i parë  në botë për numrin e të infektuarëve dhe renditet e treta për numrin e viktimave pas Italisë dhe Spanjës.

“Shkencëtarët kinezë krijojnë një supervirus pulmonar nga minjtë dhe lakuriqët e natës. Do të shërbejë vetëm për motive studimore, megjithatë ka shumë protesta”.- titulli i i një dokumentari të Tg Leonardo, që është publikuar nga televiziono italian Rai, në 2015.

Ndërkohë ky dokumentar i referohet një eksperimenti të kryer në bashkëpunim mes Akademinë e Shkencave të Kinës dhe Universitetit të Karolinës së Veriut, me pjesëmarrjen e Universitetit të Wuhanit.

Tani e gjithë bota e di se në  qendër të Wuhanit, qytetit ku shpërtheu koronavirusi është nëj laborator, dhe për këtë shkak njerëzit kanë nisur të kenë dyshime dhe krijojnë teori konspirative pasi ky dokumentar është rishfaqur në mediat sociale.

‘Repubblica’ shkruan se teza për Covid-19 ka qenë një prodhim laboratik që qarkullon që nga shkurti i k tij viti është hedhur poshtë një javë më parë nga një studim i ‘Nature Medicine’, që tregon se virusi aktual ka origjinë natyrale dhe jo artificiale. Kjo video e Tg Leonardo është bërë  virale në rrjetet e mediat sociale, ku italianët kanë  ndjekur me shumë kuriozitet dokumentarin.

“Një virus natyral, dhe një tjetër i krijuar në laborator, dallohen shumë qartë. Eksperimenti i vitit 2015 ka ndodhur në sytë e të gjithëve. Gjenomi i atij mikroorganizmi është publikuar. Ai nuk është i ngjashëm me koronavirusin aktual.”– thotë Fauso Baldanti, virolog i Universitetit të Pavias në Itali.

Ndër të tjera virologu italian shpjegon se në Holandë, një grup shkencëtarësh e ka marrë virusin e “Gripit Spanjoll” nga disa kufoma të ngrira për të kuptuar se përse ishte kaq vrasës një shekull më parë.

 “Për të mposhtur armikun tënd, duhet ta njohësh më parë,” thotë Baldanti.

Burimi: Repubblica.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali tg leonardo koronavirusi ne itali tg leonardo

Sondazh

Poll