Bota

“Beteja nuk është fituar.” Italia harton planin me 5 pika për rikthimin e normalitetit në vend

5 Prill 2020, 13:51 Nga DOSJA
“Beteja nuk është fituar.” Italia harton planin me 5 pika

ITALI- Qeveria italiane prej më shumë se një muaji është nën tension për  gjendjen aktuale që është krijuar si shkak i koronavirusit. Ditën  e sotme mediat vendase kanë raportuar se Italia po harton një plan për rikthimin e jetës normale për qytetarët.

 “Beteja kundër koronavirusit nuk është fituar, por objektivi ynë është të gjejmë një mënyrë për të bashkëjetuar me këtë kërcënim, derisa të gjendet një kurë apo vaksinë.”-ka deklaruar ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Gjithashtu Sperenza ka zbuluar detajet e planit strategjik për daljen graduale të vednit nga pandemia.

Një dalje graduale me shumë kujdes ka thënë ministri duke treguar se ky plan përfshihen 5 pika kryesore.

Distancimin social dhe mjete mbrojtëse për të gjithë, spitale Covid në të gjithë territorin kombëtar, përforcim i rrjeteve shëndetësore lokale, studim për të kuptuar sa janë prekur dhe një aplikacion, si modeli i Koresë së Jugut, për të verifikuar kontaktet e personave të infektuar.

“Duhet të themi të vërtetën: situate mbetet dramatike. Emergjenca vijon dhe do të kemi muaj të tjerë të vështirë. Nuk dua të mashtroj askënd, është e kotë të mendosh se ka një zgjidhje shpëtuese. S’mund të jap një datë kur do të mbarojë gjithçka, pasi do të ishte e papërgjegjshme.”- tha ai.

Megjithatë qeveria italiane ka sqaruar se aplikimi i këtyre masave për rikthimin në normalitet kërkon kohë.

Burimi: ilfattoquotidiano

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll