Aktualitet

RENEA rrethon Elbasanin, dhjetëra të shoqëruar, mes tyre anëtarë të fisit Çapja

22 Mars 2019, 22:24 Nga DOSJA
RENEA rrethon Elbasanin, dhjetëra të shoqëruar, mes tyre

ELBASAN– Forcat RENEA kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit ku u ekzekutua mbrëmjen e sotme avokati Ravi Gurra. Dosja.al mëson se RENA ka shoqëuar në komisariat dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Mes tyre mësohet se janë anëtarë të fisit Çapja, duke qenë se 50-vjeçari i ekzekutuar teksa po pinte kafe ishte avokati i tyre mbrojtës. RENA ka shoqëruar edhe juristët Arben Hoxha dhe Astrit Telhallari, të cilët ishin në tavolinë me viktimën kur u ekzekutua.

Mbrëmja e Sulltan Novruzit është përgjakur në qytetin e Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç banues në Elbasan është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit.

Dosja.al mëson se autorët ndodheshin në një makinë tip Benz, e cila u gjet e djegur jashtë qytetit. Gurra u ekzekutua me 3 plumba me silenciztor. Mësohet se në momentin e vrasjes, bashkë me avokatin e ndjerë ndodhej edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ravik gurra renea renea ne elbasan vrasja ne elbasan ravik gurra renea renea ne elbasan vrasja ne elbasan

Sondazh

Poll