Aktualitet

Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari: E takova para 1 jave, jam shokuar kur mora vesh lajmin

22 Mars 2019, 20:54 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit të Shullazit, gazetari: E takova para 1 jave, jam shokuar

TIRANË– I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Qyno tregon se e kishte mik të afërt Gurrën dhe se për herë të fundit e kishte takuar para një jave.

Para një jave kam zhvilluar një takim me të, biseda e fundit që kam zhvilluar ka qenë për cështjen Shullazi, pasi ndodhet në Apel dhe diskutimi ka qenë mbi këtë temë. Diskutimi ka qenë nëse do të paraqitej atë ditë, në burgun ku qëndron Shullazi për strategjinë e mbrojtjes.

Jam shokuar edhe vetë kur dëgjova lajmin. Drejtësia ka dalë jashtë funksionit. Ai është shtetas anglez, ka pasaportë angleze. Është rikthyer në Shqipëri, pasi ka familjen. Bënte një jetë mes Anglisë dhe Shqipërisë,”– tha gazetari Qyno.

Mbrëmja e Sulltan Novruzit është përgjakur në qytetin e Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç banues në Elbasan është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit.

Dosja.al mëson se autorët ndodheshin në një makinë tip Benz, e cila u gjet e djegur jashtë qytetit. Gurra u ekzekutua me 3 plumba me silenciztor. Mësohet se në momentin e vrasjes, bashkë me avokatin e ndjerë ndodhej edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton qyno emiljano shullazi hakmarrja per drejtesi ravik gurra vrasja e avokatit te capjave vrasja e avokatit te shullazit vrasja ne elbasan elton qyno emiljano shullazi hakmarrja per drejtesi ravik gurra vrasja e avokatit te capjave vrasja e avokatit te shullazit vrasja ne elbasan

Sondazh

Poll