Aktualitet

Përgjaket Elbasani, ekzekutohet Ravik Gurra, avokati i Shullazit dhe i Çapjave (Video)

22 Mars 2019, 18:40 Nga DOSJA

ELBASAN- Qyteti i Elbasanit është tronditur mbrëmjen e sotme teksa avokati Ravik Gurra ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati. Dosja.al mëson se 50-vjeçari, banues në Elbasan është ekzekutuar rreth orës 19:15 mbrëmjen e sotme, me tre plumba me silenciator, teksa ndodhej në ambjentet e jashtme të një lokali pranë kalasë së qytetit.

Mësohet se në momentin e ekzekutitmit, Gurra ka qenë i ulur në tavolinë me dy kolegë të tij, juristë. Lokali ku ka ndodhur vrasja ka patur edhe persona të tjerë, të cilët kanë parë momentin e krimit.

Burime për Dosja.al theksojnë se autori i vrasjes është larguar me një automjet nga vendgjarja. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të qytetit të Elbasanit u gjet një makinë, e cila ishte djegur dhe dyshohet se u përket autorit të vrasjes dhe bashkëpunëtorëve të cilët e ndihmuan të largohej nga vendi i krimit.

Pak momente pas atentatit, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka inspektuar dhe kqyrur ambjentin e lokalit, ku ndodhi krimi.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Avokati Ravik Gurra kishte marrë para disa vitesh pasaportën angleze. Ai bënte një jetë mes Shqipërisë dhe Anglisë ku aktualisht ka edhe familjen e tij. Gurra njihet si avokati i Emiljano Shullazit, anëtarëve të fisit “Çapja” në Elbasan, bandës “Hakmarrje për drejtësi” dhe dy vëllezërve Hysa. (Lexo këtu)

Pas ekzekutimit të avokatit ka reaguar Luçiano Boçi, ish-deputeti i PD-së në Elbasan. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se Elbasani është nën pushtetin e bandave. Sipas tij, kjo nuk është thjesht larje hesapesh.(Lexo këtu)

Ndërkohë Dhoma Kombëtare e Avokatisë në një deklaratë për mediet ka shprehur tronditjen e ndjerë pas kësaj vrasjeje dhe kërkon vënien e autorëve përballë drejtësisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet avokati elbasan ravik gurra vrasje në elbasan vritet avokati i emiljano shullazit ekzekutohet avokati elbasan ravik gurra vrasje në elbasan vritet avokati i emiljano shullazit

Sondazh

Poll