Aktualitet

U dha shtetësinë shqiptare indianëve mashtruesë, Meta: E kërkoi Klosi

22 Mars 2019, 20:39 Nga DOSJA
U dha shtetësinë shqiptare indianëve mashtruesë, Meta: E

TIRANË– Presidenca ka reaguar pas publikimit të skandalit se dy vëllezërit indianë mashtrues, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për evasion fiscal, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare.

Në një deklaratë për mediet, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi ka sqaruar se dy vëllezërit, në bazë të hetimeve të bëra, kanë rezultuar pa problem me ligjin.

REAGIMI I PLOTË

Sqarim mbi dhënien e shtetësisë shqiptare për z.Nitin Jayantilal Sandesara dhe z. Chetankumar Jayantilal Sandesara

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi sqaron lidhur me procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare, shtetasve të huaj, z. Nitin Jayantilal Sandesara dhe z. Chetankumar Jayantilal Sandesara, se:

Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Dy vëllezërit indianë Nitin dhe Chetan Sandesara, që janë në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash kanë marrë para pak kohësh nënshtetësinë shqiptare. Po ashtu përgjatë qëndrimit në Shqipëri, dy vëllezërit mashtrues janë futur dhe në botën e biznesit duke krijuar disa kompani ndërtimi. Skandali i indianëve mashtrues u publikua pak ditë më parë, pasi ata janë në kërkim ndërkombëtar nga shteti i Indisë, ndërkohë vijojnë të jetojnë në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet chetankumar jayantilal sandesara ilir meta indianet mashtrues mashtrimi me 725 milione dollare nitin jayantilal sandesara tedi blushi chetankumar jayantilal sandesara ilir meta indianet mashtrues mashtrimi me 725 milione dollare nitin jayantilal sandesara tedi blushi

Sondazh

Poll