Aktualitet

Ardi Veliu në Elbasan? Fake news-i shpërndarë nga policia, ja ku ndodhet vërtetë drejtori i Policisë (Foto)

22 Mars 2019, 19:53 Nga DOSJA

SHKODËR- Pas vrasjes së avokatit të njohur Ravik Gurra, i cili njihet edhe si mbrojtësi i Emiljano Shullazit dhe Çapjave, Policia ka shpërndarë për mediet informacionin se Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, është nisur drejt Elbasanit.

Por si duket ky është një lajm i rremë “fake news”, pasi në të vërtetë Veliu ndodhet krejtësisht tjetër kund. Ai ndodhet në stadiumin Loro Boriçi. Siç shihet dhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al, Veliu ndodhet në stadium i veshur me uniformën e policisë.

Veliu ndodhet në shoqërinë e një personi, i cili nuk është i njohur në publik, teksa ndjek sfidën Shqipëri-Turqi.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu shqiperi turqi veliu ne loro borici ardi veliu shqiperi turqi veliu ne loro borici

Sondazh

Poll