Aktualitet

U ekzekutua me tre plumba, momenti kur transportohet trupi i avokatit të Shullazit (Video)

22 Mars 2019, 21:12 Nga DOSJA
U ekzekutua me tre plumba, momenti kur transportohet trupi i avokatit të

ELBASAN– Trupi i avokatit Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Elbasanit është transportuar për në morgun e spitalit të Elbasanit. Në videon e mëposhtme shihen ekspertët mjeko-ligjorë të cilët kanë zhvendosur trupin e pajetë, nga vendi i krimit për në makinën e ambulancës.

Mbrëmja e Sulltan Novruzit është përgjakur në qytetin e Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç banues në Elbasan është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit.

Dosja.al mëson se autorët ndodheshin në një makinë tip Benz, e cila u gjet e djegur jashtë qytetit. Gurra u ekzekutua me 3 plumba me silenciztor. Mësohet se në momentin e vrasjes, bashkë me avokatin e ndjerë ndodhej edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit. (Lexo këtu)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi ravik gurra vrasja e avokatit te shullazit vrasje në elbasan emiljano shullazi ravik gurra vrasja e avokatit te shullazit vrasje në elbasan

Sondazh

Poll