Aktualitet

Indiani mashtrues u bë Konsull, Bushati do të sqarohet: Zbatuam procedurën

22 Mars 2019, 20:30 Nga DOSJA
Indiani mashtrues u bë Konsull, Bushati do të sqarohet: Zbatuam

TIRANË- Ish-minsitri për Evropën dhe Punën e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar  pas akuzave se ai kishte emëruar konsull nderi në Nigeri të shumëkërkuarin indian, Nitin Sandesara.

Në një reagim në median sociale Facebook, ish-kryediplomati shkruan se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit”, shton më tej Bushati.

 REAGIMI I PLOTË

SQARIM NË RESPEKT TË OPINIONIT PUBLIK!

Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës. Përsa kohë kjo nuk ka ndodhur me lajmin e publikuar në Top Channel, e ndjej për detyrë të informoj opinionin publik se procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura.

Nitin Sandasera, edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar, rezulton të jetë konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri. Sipas faqes zyrtare të Minsitrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sandasera, është në listën e konsujve të nderit(Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet chetan sandesara ditmir bushati nitin sandasera skandali i vellezerve indiane chetan sandesara ditmir bushati nitin sandasera skandali i vellezerve indiane

Sondazh

Poll