Aktualitet

Vrasja e avokatit Ravik Gurra, Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur, autorët të vendosen para drejtësisë

22 Mars 2019, 20:23 Nga DOSJA
Vrasja e avokatit Ravik Gurra, Dhoma e Avokatisë: Jemi të tronditur,

TIRANË-Dhoma e avokatisë ka reaguar pas ekzekutimit të avokatit Ravik Gurra në qytetin e Elbasanit. Me anë të një deklarate për mediet, kreu i Dhomës së Avokatisë Maksim Haxhia është shprehur mjaft i tronditur për ngjarjen.

“Dhoma e Avokatisë të Shqipërisë, nëpërmjet mediave u vu në dijeni të vrasjes me armë zjarri të Avokatit Ravik Gurra, anëtar i Dhomës të Avokatisë Tiranë. E tronditur thellë nga kjo ngjarje, me shqetësim dhe indinjatë të thellë ju kërkon organeve ligjzbatuese t’i japin përparësi gjetjes dhe vënies para përgjegjësisë , autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kerkcenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit,”- thuhet në deklaratën e Dhomës së Avokatisë.

Mbrëmja e Sulltan Novruzit është përgjakur në qytetin e Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç banues në Elbasan është ekzekutuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:15 teksa po pinte kafe në ambjentet e jashtme të një lokali në qendër të qytetit.

Dosja.al mëson se autorët ndodheshin në një makine Benz, e cila u gjet e djegur jashtë qytetit. Gurra u ekzekutua me 3 plumba me silenciator. Mësohet se në momentin e vrasjes, bashkë me avokatin e ndjerë ndodhej edhe një përfaqësues i Avokatit të Popullit. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhoma e avokatise elbasan ravik gurra vrasje ne elabsan vritet avokati i shullazit dhoma e avokatise elbasan ravik gurra vrasje ne elabsan vritet avokati i shullazit

Sondazh

Poll