Bota

Bluzat e bardha në Itali zevëndësohen nga robotët, ja si u shërbejnë pacientëve të infektuar me Covid-19

4 Prill 2020, 15:19 Nga DOSJA
Bluzat e bardha në Itali zevëndësohen nga robotët, ja si u

ITALI– Në spitalin Circolo, në Lombardi, ku ka një numër të lartë të infektuarish me Covid-19, për ta po kujdesen robotët duke zevëndësuar kështu punë e mjekëve dhe infermierëve. Sigurisht dhe për të parandaluar përhapjen e virusit tek ta.

Robotët falë kamerave të tyre, mundësojnë monitorimin e pacientëve tek mjekët, çka u mundëson atyre të mos qëndrojnë fizikisht në dhomë. Drejtori i repartit të kujdesit intensiv, Francesko Dentali, është shprehur se roboti është një ndihmës i palodhur duke shtuar se ai nuk infektohet dhe as nuk sëmuret për shkak të Covid-19.

 ‘’Roboti na ndihmon të monitorojmë disa parametra klinikë të pacientit si për shembull, rrahjet e zemrës, frymëmarrjen, presionin e gjakut si edhe aspektet mekanike të frymëmarrjes,” – tha Francesko Dentali.

Ai thotë se robotët janë ndihmës të palodhur. Ata nuk mund të infektohen dhe as të sëmuren në një kohë kur mjekët dhe infermierët në Itali, janë goditur rëndë nga ky virus.

Ndërkohë që në Itali  nga Covid -19 janë goditur edhe bluzat e bardha ku vetëm ditën e djeshme  është raposrtuar se kanë humbur jetën 77 mjekë dhe infermierë që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: reuters.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni francesko dentali koronavirusi ne itali francesko dentali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll