Bota

Humb jetën në moshën 16 vjeçare aktori i njohur, Logan Williams

4 Prill 2020, 16:20 Nga DOSJA
Humb jetën në moshën 16 vjeçare aktori i njohur, Logan

KANADA– Aktori i njohur, Logan Williams, ka humbur jetën ditën e sotme, por që ende nuk është bërë me dije arsyeja e vdekjes së tij. Lajmin e trishtë për 16-vjeçarin e ka dhënë nëna e tij Marlyse, e cila është shprehur se ndihet  e shkatërruar.

Edhe pse shumë i vogël në moshë , ai ka marrë pjesë në shumë seriale dhe filma si  ‘Barry Allen’ të ‘The Flash’, ‘When Calls the Heart ’, ‘Supernatural’ dhe ‘Whispers’.

Ndërkohë nëna e tij Marlyse ka thënë se këtë situatë të dhimbshme po e kalon e vetme pasi për shkak të Covid- 19 nuk mund ta ketë afër njerëzit e saj të dashur. Ajo ka shtuar se e mërzit fakti se nuk mund të përqafojë prindërit, të cilët kanë humbur nipin e tyre.  “Unë nuk jam në gjendje t’i përqafoj prindërit e mi që kanë humbur nipin e tyre të vetëm”,-tha Marlyse.

Burimi: dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota logan williams marlyse logan williams marlyse

Sondazh

Poll