Bota

Humb jetën Giorgio Guastamacchia nga Covid-19, punonjësi i eskortës së kryeministrit Conte

4 Prill 2020, 14:17 Nga DOSJA
Humb jetën Giorgio Guastamacchia nga Covid-19, punonjësi i

ITALI- Ditën e sotme ka humbur jetën nga Covid-19, efektivi të policisë italiane, që ishte pjesë e eskortës së kryeministrit Italian Giuseppe Conte, Giorgio Guastamacchia. Giorgio Guastamacchia, ka ndërruar jetë në qytetin e Romës ku ishte i shtruar që prej ditësh kur ishte diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse. Sipas mediave, italiane  52 vjeçari ishte baba i dy fëmijëve.

Fatmirësisht bëhet e ditur se gjatë kohës që kishte qenë i prekur me Covid-19, nuk kishte pasur kontakte me kryeministrin dhe as nuk kishte udhëtuar me makinën e tij.

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni giorgio guastamacchia giuseppe conte vdes giorgio guastamacchia giorgio guastamacchia giuseppe conte vdes giorgio guastamacchia

Sondazh

Poll