Bota

SHBA e alarmuar nga Covid-19/ Donald Trump merr vendimin drastik, shkarkon nga puna inspektorin e përgjithshëm të inteligjenc

4 Prill 2020, 13:31 Nga DOSJA
SHBA e alarmuar nga Covid-19/ Donald Trump merr vendimin drastik, shkarkon nga

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar kongresin e SHBA ditën e premte se do të pushojë nga puna inspektorin e përgjithshëm të inteligjencës amerikane.

Përmes një letre drejtuar ligjvënësve kryesorë, Trump shkruante se kishte planifikuar largimin e zyrtarit, Michael Atkinson, brenda 30 ditëve, me arsyen se nuk ka më besim tek ai. Ndërkohë zyrtari amerikan, Thomas Monheim, tha se këtë detyrë do ta marrë një prefesionist në karrierë i inteligjencës amerikane.

Atkinson, kishte nxjerrë një raport që thuhej se Trump kishte abuzuar me detyrën duke i kërkuar Ukrainës të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të 2020 në SHBA, që ai të përfitonte politikisht.

Pas polemikave nga të dy krahët, Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët votoi për fajësinë e Trump, por Senati i udhëhequr nga republikanët në fillim të muajit shkurt e shpalli atë të pafajshëm nga akuzat. Demokratët e kritikuan Trump për shkarkimin e Atkinson, veçanërisht në kohën kur vendi është pllakosur nga pandemia Covid-19.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump michael atkinson trump shkarkon atkinson donald trump michael atkinson trump shkarkon atkinson

Sondazh

Poll