Bota

Infektohet me koronavirus gazetarja e ‘CNN’, Brooke Baldwin: Ethe, të dridhura dhe dhimbje, gjithçka nisi dje

4 Prill 2020, 13:57 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus gazetarja e ‘CNN’, Brooke Baldwin: Ethe,

AMERIKË– Gazetarja e njohur amerikane e “CNN”, Brooke Baldwin, është e infektuar me Covid-19. Këtë e ka bërë me dije vetë gazetarja nëpërmjet një postimi në ‘Instagram”, e cila ka treguar simptomat që ka shpfaqur por megjithatë gjendja shëndetësore tani për tani është mirë.

Ajo është shprehur se se po zbaton rregullat duke shtuar se mezi po pret të kthehet në punën e saj.

“Kam rezultuar pozitive me Koronavirus. Jam mirë. Gjithçka filloi pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe. Kam mbajtur distancën sociale dhe kam ndjekur çdo këshillë-por prapë më ra. Jam e shëndetshme, nuk kam probleme të tjera shëndetësore. Ndihem si një ndër njerëzit me fat. Mezi po pres të kthehem në televizion”, ka shkruar gazetarja.

 

 

A post shared by Brooke Baldwin (@brooke_baldwin) on

Mbi 1 milionë njerëz janë tashmë të infektuar me COVID-19 në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 56 mijë. Edhe  Europa është shumë e prekur. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 14 mijë. Britania, Gjermania dhe SHBA-ja janë tre vende të tjera të prekura nga virusi. Covid-19 është përhapur edhe në Ballkan, pasi çdo ditë ka raste të reja, në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut. Në Kosovë janë të infektuar 126 persona dhe është shënuar një viktimë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 333 dhe 18 persona kanë ndërruar jetë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brooke baldwin koronavirusi ne amerike brooke baldwin koronavirusi ne amerike

Sondazh

Poll

Bota 4 Prill 2020, 10:30

ITALI- Pas kryeministrit të  Shqipërisë, Edi Rama, i cili dërgoi 30 mjekë dhe infermierë për t’i ardhur në ndihmë Italisë, një gjest human ka bërë edhe një burr...